Igball Jashari u testua nga klubi “Lokomativa” e Zagrebit në Kroaci

Futboll

Igball Jashari u testua nga klubi “Lokomativa” e Zagrebit në Kroaci

Nga: S.I Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 07:43
Igball Jashari

Javën që lamë pas,lojtari i kombëtarës së Kosovës për grupmoshat U: 15 Igball Jashari nga Prekazi i Skënderajt,për 7 ditë radhazi qendroj në Zagreb të Kroacisë,ku u testua nga klubi i superliges kroate “Lokomativa” e Zagrebit.Siç ka treguar Igballi,por edhe shoqëruesi i tij  Fazli Jashari,gjate lojërave e përdorimit të topit,qëndrueshmërisë,shpejtësisë e të tjera,Igablli atje tregoj një përformancës shumë të mirë,dhe për bindjen e trajnerit të kësaj skuadre,Igball Jashari do t’ mund të ishte lehte në dhjetëshin e parë në grupmoshat e tij,dhe se perspektiva e tij mund të jetë shumë e mirë. Pas moshës 18 vjeçare,Igball Jashari,poqë se dëshiron,mund të jetë pjesë e ekipit të “Lokomatives” në Zagreb të Kroacisë.

Igball Jashari tash ka  mbi 14 vjet,nxënës i klasës së 8-të në shkollën fillore “Shaban Jashari” në Skënderaj,luan për ekipin “KURDA” të trajnerit të njohur kosovar Mehmet Kurda,dhe se në garat e përfaqsuesë se Kosoves në dy turne nderkombëtare qe u zhvilluan para më shumë se një muaj në Shkup e Tiranë,U: 15-shat e Kosovës zunë vendet e para,kurse Igball Jashari që bart numri 7,pos qe shënoj tri gola,asistoj edhe ne shenimin e disa golave tjerë nga bashkëlojtarët e tij.

Igablli është i vetëdijshëm ,se si në Zagreb,Maqedoni e Tiranë,por edhe ne të ardhmen kudo që mund të luajë,do ta bartë  mbi supe barrën e autoritetit të një familje qe u shkri në luftë për lirinë e atdheut,ai gjithsesi se me kulturën sportive si dhe me lojën e mirë që do ta dëshmojë,do ta ruajë e mbrojë në rendë të parë autoritetin familjar,si dhe të shtetit të tij.

Vitin e ardhshëm,Igball Jashari do të luj për perfasuesen e Kosovës me grupmoshat U:17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat