Bayern Munich "fuqizon" pankinën, sonte përkrah Flick ulet edhe një kampion bote!

Futboll

Bayern Munich "fuqizon" pankinën, sonte përkrah Flick ulet edhe një kampion bote!

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 17:39
Hans-Dieter Flick

 

Pas shkarkimit të Niko Kovac nga pankina e Bayern Munich dhe në pritje për të gjetur pasuesin e kroatit.

Ndeshja e sotme ndaj Olympiacos, tepër e rëndësishme për fatin e grupit në Champions League, do të drejtohet nga Hans-Dieter Flick, ndihmës trajneri i Kovac.

Por risia ka të bëjë edhe me afrimin në pankinë të një figure me peshë, kampion Bote me Gjermaninë dhe ish-sulmues i Bayern Munich, Miroslav Klose.

Ish-bomberi gjerman, që aktualisht drejton U-17 e Bayern, merr këtë detyrë të re në pritje të zhvillimeve dhe sonte ulet në stol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat