Tjetër lajm i madh për Kosovën, ylli i Anglisë nuk luan në ‘Fadil Vokrri’ - Bota Sot
Tjetër lajm i madh për Kosovën, ylli i Anglisë nuk luan në ‘Fadil Vokrri’

Futboll

Tjetër lajm i madh për Kosovën, ylli i Anglisë nuk luan në ‘Fadil Vokrri’

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Ross Barkley dhe Tom Heaton janë tërhequr nga skuadra e Anglisë për kualifikimet e Euro 2020 me Malin e Zi dhe Kosovën.

Dean Henderson, në huazim në Sheffield United nga Manchester United zëvendëson Heaton të Aston Villa, ndërsa mesfushori i Chelseat, Barkley nuk është zëvendësuar.

Anglia takohet me Malin e Zi më 14 nëntor dhe luan në Kosovë tre ditë më vonë.

Skuadra e Gareth Southgate është në krye të Grupit A dhe u duhet një pikë më shumë për të siguruar vendin e tyre në Euro 2020.

Ndërkohë Barkley nuk ka luajtur që nga 19 tetori dhe ky është një lajm shumë i mirë për kombëtaren dardane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat