Pioli për humbjen e Milanit: Shpërdoruam shumë raste ndaj Juventusit

Futboll

Pioli për humbjen e Milanit: Shpërdoruam shumë raste ndaj Juventusit

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 00:03
Stefano Pioli

Stefano Pioli është deklaruar pas humbjes 1-0 që pësoi Milani ndaj Juvenusit në kuadër të javës së 12-të në Serie A.

Trajneri i Rossonerëve ka thënë se lojtarët e tij kanë bërë gabimet e njëjta si të dielën e kaluar ndaj Lazios, pasi kanë shpërdoruar shumë mundësi për gol.

“Fatkeqësisht ishte situata e njëjtë si të dielën e kaluar ndaj Lazio, pasi kishim shumë mundësi dhe nuk mendoj se ndokush mund t’i ketë 15 shanse si ne që i patëm në Juventus Stadiium”, ka thënë Pioli.

“Ne poashtu pranuam një gol që nuk duhej pranuar dhe duhej të mbroheshim më mirë dhe të markonim lojtarët më mirë. Unë mund të them se paraqitja ishte e mirë, por ne na duhen edhe rezultate të mira”, ka shtuar më tej ai.

Milani aktualisht gjendet në pozitën e 14-të me 13 pikë të grumbulluara, derisa në javën e 13-të do ta pres Napolin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat