Buffon ishte imazhi i mashtrimit në rrjet, pas denoncimit vjen trofeu - Bota Sot
Buffon ishte imazhi i mashtrimit në rrjet, pas denoncimit vjen trofeu

Futboll

Buffon ishte imazhi i mashtrimit në rrjet, pas denoncimit vjen trofeu

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 22:33
Messi. Buffon dhe Ronaldo

Në kampin e Juventus është akorduar trofeu “Tapiro d’Oro”, të cilin emisioni televiz “Striscia la Notizia” ia ka dorëzuar portierit legjendar dhe ende aktiv të bardhezinjve, Gianluigi Buffon.

Imazhi i këtij të fundit është përdorur në fakt në mungesë të dijenisë së tij për t’i bërë reklamë një mashtrimi që lidhej me tregtinë online. Një çështje nga e cila vetë Buffon natyrisht nuk vonoi shumë që të distancohej.

“Fillimisht më njoftoi ime motër gjatë verës, më pas, pak ditë më parë një miku im. Atëherë i dhamë menjëherë të drejtë avokatit tim për të bërë denoncim, sepse duam që gjërat të qartësohen”.

“Sipas meje, disa persona që nuk kanë njohuri nga kjo formë investimesh mund të mashtrohen. Do të më vinte keq shumë nëse ndonjëri do të kishte rënë pre e këtij mashtrimi të rrezikshëm. Bëni vërtetë mirë që denonconi gjithçka”, deklaroi ndër të tjera Buffon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat