Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Pragë të Cekisë mesditen e sotme, ndërsa nesër do përballet me kundërshtarin direkt të grupit, Çekinë.
Për futbollistët është barra e afro 10 milionë Shqipëtarve ky takim, kështu që i duhen motivime ndër më të ndryshmet për ta mbajtur lart moralin para ndeshjes së shekullit.
Mergim Vojvoda është njëri prej lojtarëve bazë të kombëtares sonë, e ndoshta ai ka sjellë mënyrën më të vecantë për të motivuar vetën para sfidës së rëndësishme.
Mbrojtësi i Kosovës në rrjetin social Instagram postoi një fotografi sa artistike aq motivuese, Vojvoda është duke lexuar librin “Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta në Kosovë”
Për më tepër që lojtari vjen nga një zonë ku gjatë kësaj kohe është e njohur për rezistencën ndaj okupatorit serb, pra Skenderaj.