Grabovci: Në Çeki duhet të luftojmë deri në fund - Bota Sot
Grabovci: Në Çeki duhet të luftojmë deri në fund

Futboll

Grabovci: Në Çeki duhet të luftojmë deri në fund

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 22:09
Tomor Grabovci

Përfaqësuesja e Kosovës nesër mbrëma do të zhvillojë ndeshjen me Republikën e Çekisë në Plzen, shkruan Insporti.com.

Gazetari i njohur me përvojë të madhe, Tomor Grabovci i ftuar në emisionin “Click” në Radio në Radio Televizionin 21 ka deklaruar se Kosova i ka kaluar pritshmërit dhe se ka krijuar një mentalitet fitues.

Megjithatë, ai ka shtuar se në këto momente duhet të mendojmë me kokë dhe jo me zemër.

“Ajo që më lë përshtypje te Përfaqësuesja e Kosovës është se i ka kaluar pritshmërit tona. Ne në Ligën e Kombeve i kemi pasur kundërshtarët e nivelit të tonë. Ne duhet të jemi real, duhet të mendojmë me kokë e jo me zemër. Për herë të parë po them, me përgjegjësi të plotë, ne kemi qenë në shërbim të Përfaqësueses, e kemi stimuluar atë. Ata djem e kanë kuptuar peshën e kësaj fanelle dhe opinioni duhet të krijojë atë mentalitet. Kosova e ka krijuar mentalitetin fitues. Por, duhet të bëhemi real, jo çdo kundërshtarë mund ta mposhtim. Në Çeki duhet të luftojmë deri në fund, nuk duhet ta lëshojmë këtë rast.

“Dardanët” sot kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Plzen. Në këtë stërvitje të gjithë futbollistët ishin të gatshëm për urdhrat e Challandes.

Çeki – Kosovë, zhvillohet në “Dossan Arena” me fillim të orës 20:45.

Çekët renditet në pozitën e dytë me 12 pikë, ndërsa Kosova në të tretën me 11 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat