Varane kërcënon Shqipërinë: Kjo është ajo që duam

Futboll

Varane kërcënon Shqipërinë: Kjo është ajo që duam

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 21:48
Raphaël Varane

Në prag të përballjes së fundit të Grupit H ndaj Shqipërisë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2020, nga ambientet e stadiumit që pritet të inagurohet të dielën e 17 nëntorit, “Air Albania”, mbrojtësi i përfaqësueses së Francës, Raphaël Varane ishte i përzgjedhuri që bashkë me trajnerin Didier Deschamps të dilte para mediave.

“Jemi kampionët e Botës në fuqi dhe duam të 3 pikët, me qëllim që të konsolidojmë vendin e parë në grupin tonë. Duke qenë të parët, do të përballemi me ekipe të mira me ekipet që do krijohen. Por, le t’ia lëmë të ardhmes. E konsiderojmë ndeshje të vështirë, pasi Shqipëria bën një lojë intensive në krah dhe preson shumë. Ndeshja nuk do jetë e thjeshtë. Fitorja në Paris na lehtësoi, por nesër nuk do jetë e lehtë. Do na takojë ne të luajmë fort, edhe trajneri Deschamps tha që do jetë një ndeshje e vështirë, pasi luajnë në shtëpinë e tyre dhe luajnë në inagurimin e stadiumit të ri”.

“Në ndeshjen me Moldavinë, në pjesën e parë ishim statik, por na u desh të ndryshojmë. Nesër mendojmë të trondisim lojën dhe të jemi më dinamikë. Motivimi ynë është që nëser të fitojmë ndeshjen. Me Moldavinë pjesa e parë nuk ishte e mirë, por nesër jemi të angazhuar për të bërë një lojë të mirë”.

“Them se nesër ne do jemi të mobilizuar. Në ndeshje ndodh edhe të zhgënjehesh. Nesër duhet të jemi të motivuar për të fituar ndeshjen. Duhet të them, se edhe trajneri është i përgatitur që të marrim fitoren për të konfirmuar vendin e parë në grupin tone”.

“Koha ka qenë e shkurtët dhe nuk kishim çfarë do të ndryshonim. Nesër do tentojmë të kemi lëvizshmëri, të tentojmë topa të gjatë në thellësi, me qëllim të jemi më shumë në sulm. Nuk ka ndryshuar asgjë në rreshtim. Dua të theksoj se ne do të jemi aktivë. Përpjekja jonë është që të japim maksimumin në ndeshjen e nesërme, edhe pas asaj që kemi folur me trajnerin”, deklaroi Varane në konferencën për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat