Arbër Zeneli zbulon kohën e rikthimit në fushë

Futboll

Arbër Zeneli zbulon kohën e rikthimit në fushë

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 17:33
Arbër Zeneli

Ylli shqiptar Arbër Zeneli ka zbuluar kohën se kur do të jetë gati për t’u kthyer sërish në fushë.

Futbollisti i Reims pësoi lëndim të rëndë kundër Malit të Zi në qershor dhe që nga atëherë nuk ka luajtur asnjë minutë.

Zeneli, i pranishëm në ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjen ndaj Anglisë, në një intervistë për SuperSport ka thënë se do të kthehet pas dy muajve, raporton lajmi.net.

”Nuk e di. Ekipi më ka thënë që do të jem plotësisht i gatshëm pas dy muajve”, tha shkurt ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat