Premtohen miliona euro për ta mundur Kosovën

Futboll

Premtohen miliona euro për ta mundur Kosovën

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 17:59
Muamed Sejdini

Në Federatën e futbollit të Maqedonisë (FFM) të gjithë janë të kënaqur pas rezultatit historik të reprezentacionit, i cili përfundoi në vendin e tretë në grup, dhe përmes Ligë së Kombeve ka shanse të mëdha që për herë të parë të kualifikohet në kampionat europian.

I kënaqur nga ky rezultat është edhe kryetari Muamed Sejdini.
Ai në emër të Federatës së futbollit të Maqedonisë dhe në emrin e tij personal falënderoi të gjithë ata që kontribuan për organizimin e suksesshëm të ndeshjeve eliminatore për KE të vitit 2020.

“Do të doja të përcjell urime të sinqerta për futbollistët e ekipit tonë përfaqësues për paraqitjet dhe rezultatet e shënuara në ciklin e fundit eliminator për EURO 2020. Është shumë me rëndësi që futbollistët besojnë se munden, janë të vetëdijshëm për kualitetin që posedojnë, ndërsa me mbështetjen e publikut janë të gatshëm për rezultate të mëdha.

Duhet të vazhdojmë të besojmë në vetveten”, tha mes tjerash Sejdini, raporton Lajm nga Maqedonia e Veriut.

“Dua të theksoj se FFM në rast të plasmanit në Euro 2020, reprezentuesit do t’u ndajë premio më shumë se 3 milion euro. Saktësishtë 30% prej mjeteve që FFM do t’i fitojë nëse plasohemi, do të shkojnë për anëtarët e reprezentacionit tonë më të mirë”, potencoi Sejdini për portalin maqedonas sportmedia.mk.

Maqedonia e Veriut do të luaj me Kosovë me 26 mars të vitit 2020 në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, ndërsa nëse arrin të fitoj atëherë me 31 mars e pret fituesin e ndeshjes Bjellorusi-Gjeorgji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat