Ku të ndërtohet stadiumi? Kjo është përgjigja e kryetarit të FFK-së

Futboll

Ku të ndërtohet stadiumi? Kjo është përgjigja e kryetarit të FFK-së

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 23:19
Agim Ademi

Çështja e ndërtimit të stadiumit të ri nacional është bërë temë që po ngjall shumë reagime.

Prej që anëtari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, tha në emisionin Pressing në T7 se vendi i stadiumit të ri është ndërruar nga Koretica në Bërnicë, gjë të cilën ai pretendon se e kanë biseduar me VV’në si partner të ri qeverisës, ka pasur reagime të shumta.

Shumë kishin thënë se kjo deklaratë e tij ishte bërë vetëm për konsumim të brendshëm, pasi që Abdixhiku ka dhënë indikacione se do të kandidojë për kryetar të komunës së Prishtinës.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i konsideron absurde deklaratat për ndërrimin e lokacionit të stadiumit.

Paraprakisht qeveria që është në dorëheqje kishte vendosur që Stadiumin Kombëtar, ta zhvendos nga Bërnica e Prishtinës për në Drenas.

Ndërkohë gjërat duket se kanë ndryshuar ende pa u themeluar qeveria e re.

Në këto hapësira në fshatin Bërnicë tashmë sipas dakordimit të LDK e VV-së, duhet të ndërtohet stadium.

Ndërkohë për këtë temë tani është deklaruar edhe kryetari i FFK’së, Agim Ademi.

“Stadiumin nuk e kisha bo temë politike”, ka thënë Ademi.

“Ku do që të bëhet duhet që të bëhet sa ma shpejt. Kemi dëshirë të bëhet sa ma shpejt nuk kisha pasur dëshirë me u bë pjesë e politikës. Aty ku është bërë studimi i fizibilitetit të vazhdohet dhe të mos humbim kohë”

“Secila parti tash dëshiron ta materializon për vete, por e vërteta është se këtë do ta mbajmë jashtë politikës, federata është e të gjithëve është diçka shtetërore dhe dua ta ndaj me secilin. Ekipi kombëtar është i të gjithëve. Nuk duam vonesa të pakuptimta. Stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është më i përshtatshëm për të pritur gjithë ata tifozë. Ku do që të ndërtohet tani kemi autostrada moderne dhe më së shumti koha e udhëtimit është një orë”, shtoi Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat