Tragjedi e madhe, do të bëj gjithçka për ta ndihmuar popullin, flet drejtor i klubit italian

Futboll

Tragjedi e madhe, do të bëj gjithçka për ta ndihmuar popullin, flet drejtor i klubit italian

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 13:30
Tragjedi e madhe, do të bëj gjithçka për ta ndihmuar popullin, flet drejtor i klubit italian

Mediat italiane i kanë dhënë një hapësirë të madhe tërmetit tragjik që i ka kushtuar jetën shumë shqiptarëve.

Mes morisë së lajmeve dhe përditësimeve të situatës, ato i janë drejtuar një njohje të vjetër të futbollit italian siç është drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare.

“Është një trajedi që më ka tronditur mua dhe familjen time. Një tragjedi e madhe. Duket se numri i viktimave do të rritet, por unë me gjithë zemër shpresoj që të ndodhë e kundërta. Do të bëj të pamundurën për të ndihmuar popullin tim.

Do të bëj çfarë duhet për të dhënë një dorë”, ka thënë ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat