Një magji e Paulo Dybala ka vendosur ndeshjen e Champions League mes Juventus dhe Atletico Madrid, që i ka siguruar bardhezinjve vendin e parë në grup.
"Kemi bërë një paraqitje të mirë", ka thënë mesfushori i madrilenëve, Thomas, për Marca-n. "Na ka munguar vetëm pak fat, por ky është futbolli".
"E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, por ne kemi treguar se kemi një mentalitet të mirë dhe nuk jemi dorëzuar në asnjë moment. Herët ose vonë fati do të kthehet në favorin tonë".
"Goli i Dybala? Spektakolar, dukej i pamundur për t'u realizuar. Oblak? Të gjithë e njohim vlerën e tij dhe sa i rëndësishëm është për ne".