Rrahmani apo Kumbulla, ja cili është më i paguari tek Verona - Bota Sot
Rrahmani apo Kumbulla, ja cili është më i paguari tek Verona

Futboll

Rrahmani apo Kumbulla, ja cili është më i paguari tek Verona

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 09:42
Marash Kumbulla

Marash Kumbulla është një nga talentet që ka spikatur më shumë te Verona në këtë sezon, por nëse në fushën e blertë ai ka shkëlqyer, paratë që fiton nga kontrata me Hellasin numërohen lehtësisht, pasi shqiptari 19-vjeçar është lojtari më pak i paguar te Verona.

Mediat italiane që qëndrojnë shumë afër klubi veronez kanë publikuar pagat e futbollistëve të Hellas ku spikat pikërisht Kumbulla i cili është lojtari më pak i paguar me vetëm 2 mijë euro në javë dhe diçka më shumë se 8 mijë euro në muaj, për një total vjetor rreth 100 mijë euro. 

Ndryshe nga Kumbulla, Rrahamani paguhet disa herë më shumë pasi merr 7 mijë e 500 euro në javë dhe rreth diçka më shumë se 30 mijë euro në muaj. 

Image

Futbollisti më i paguar te Verona është sulmuesi veteran Giampaolo Pazzini me 46 mijë euro në javë dhe rreth 200 mijë euro në muaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat