Agim Ademi ka një lajm të rëndësishëm

Futboll

Agim Ademi ka një lajm të rëndësishëm

Nga: K. G. Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 10:48
Agim Ademi ka një lajm të rëndësishëm

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me Bakir Burrin, marrin pjesë në 100 vjetorin e Federatës së Futbollit të Polonisë. 

Ademi po punon me përkushtim në realizimin e të gjitha objektivave që kanë si federatë. 
Numri një i FFK-së tha se në këto dy ditë do të jenë të gjithë krerët e futbollit ndërkombëtar,  FIFA me presidentin Infantino dhe UEFA me Ceferinin. 

Image

“Këtu do të ketë edhe takimet e komisioneve të UEFA -s dhe do të bisedohet nëpër work shope të komisioneve përkatëse. Suedezët dëshirojnë që ta vizitojnë FFK-në në shkurt të vitit të ardhshëm, pra bashkë me të gjithë KE të Federatës suedeze.

Praktika e parë e vizitës së një federate, ata dojnë ta shohin FFK-në, organizimin dhe punë që po bëjnë. Suedia e ka ndihmuar dhe do te ndihmoj edhe në këtë rast FFK-në në fusha profesionale dhe infrastrukturë”, ka thënë Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat