Sarri: Lazio është një ekip i fortë 

Futboll

Sarri: Lazio është një ekip i fortë 

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 18:00
Sarri: Lazio është një ekip i fortë 

Sfida e nëserme (20.45) e Juventusit ndaj Lazios është e rëndësishme por jo vendimtare në Serie A në futboll. I këtij mendimi është trajneri i bardhezinjve Maurizio Sarri.

Numri 1 Juves vlerësoi maksimalisht skuadrën e Simone Inzaghit. “Lazio është një ekip i fortë, sidomos në 25 metrat e fundit.

Unë pres që ata të luajnë fort, dhe duhet t’i mbajmë larg zonës sonë të rreptësisë. Me formën që po kalon deri tani, Lazio të lë përshtypjen se do të jenë ata forca e tretë e kampionatit. Ata kanë grumbulluar 18 pikë në 6 ndeshjet e fundit, duke treguar një formë të shkëlqyer. Në ndeshjet pas Champions League kemi pasur më shumë vështirësi.

Ndoshta kemi pasur një rënie të motivimit, ose një rënie mendore. Pikët janë të rëndësishme”, tha mes të tjera Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat