Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka komentuar trazirat e fundit që kanë ndodhur në Federatën e Futbollit të Kosovës

Futboll

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka komentuar trazirat e fundit që kanë ndodhur në Federatën e Futbollit të Kosovës

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 13:44
Pamje nga takimi

Presidenti i FIFA’s, Gianni Infantino, ka komentuar trazirat e fundit që kanë ndodhur në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Gjatë takimi me krerët e futbllit kosovar, Agim Ademi dhe Bakir Burri, Infantino ka thënë se nëse ndërhyrjet nga jashtë vazhdojnë në FFK, atëherë FIFA është e detyruar të ndërhyjë.

Përmes një njoftimi për media, FFK bën të ditur se zvicerani është shumë i shqetësuar nga zhvillimet e fundit në FFK.

Njoftimi i plotë:

“Presidenti Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri gjatë qëndrimit në Varshavë janë takuar me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Temë kryesore e këtij takimi ishte gjendja e krijuar në futbollin kosovar, temë e cila u përfol nga të gjithë gjatë qëndrimit atje, pasi ishte e pakuptueshme pse po ndodhë kjo në Kosovë kur është e ditur në të gjitha federatat dhe sidomos në UEFA e FIFA që Kosova ka ngritje dhe rezultate të mira, për çka është cilësuar si storie e suksesit.

Presidenti Infantino shprehu shqetësimin për gjendjen e krijuar së fundmi në futbollin e Kosovës, duke e pasur parasysh se ai e ka të dukshme simpatinë për punën e presidentit Ademit dhe FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat