Mesfushori pranë largimit nga Bayern

Futboll

Mesfushori pranë largimit nga Bayern

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 18:47
Bayern

Megjithëse Thiago së fundmi është mbështetur nga trajneri Hansi Flick, mesfushori e ka humbur statusin e titullarit të padiskutueshëm te Bayern Munich.

Spanjolli ka qëndruar më tepër në stol se sa në fushën e lojës këtë sezon, madje me trajnerin e ri më tepër se sa me Kovac.

Siç raporton Mundo Deportivo, Thiago mund të rikthehet në La Liga në fund të sezonit. Opsioni është kthimi aty ku e nisi, pra te Barcelona.

Shtypi spanjoll shton se klubi katalanas mund të nisë negociatat me bavarezët që në janar.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat