Rezultatet e dobëta – Man City identifikon pasuesin e Guardiolas

Futboll

Rezultatet e dobëta – Man City identifikon pasuesin e Guardiolas

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 00:55
Guardiola

Manchester City duket se ka filluar të mendojë për njeriun e ardhshëm në stolin e skuadrës.

Manchester City ka regjistruar disa rezultate negative këtë edicion, duke bërë që Liverpool të shkëputet larg në krye të tabelës.

Rrugëtimi i Pep Guardiolas me Manchester City me shumë gjasë do të përfundojë më së largu në fundin e këtij sezoni. Kështu, zyrtarët e Man City duket se kanë identifikuar pasuesin e spanjollit.

‘Sun Sport’ raporton se Brendan Rodgers është identifikuar si pasuesi i ish trajnerit të Barcelonës dhe Bayern Munich.

Rodgers ka arritur rezultate të jashtëzakonshme me Leicester, duke u renditur tashmë në pozitën e dytë në Premierligë, me 10 pikë më pak sesa Liverpool.

Nuk dihet se kur do të fillojnë punët për të siguruar nënshkrimin e trajnerit të Leicester, gjithsesi, City po mendon për zëvendësuesin e Pep. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat