Kasami e Seferi shënojnë në Superligën e Zvicrës

Futboll

Kasami e Seferi shënojnë në Superligën e Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 18:16
Kasami e Seferi shënojnë në Superligën e Zvicrës

Sioni ndahet baras (1:1) me Xamaxin, në derbin shqiptar të Superligës së Zvicrës.  Pajtim Kasami shënon për Sionin dhe Taulant Seferi për Xamaxin. Futbollisti Kasami shënoi nga afërsia për 1:0 në minutën e 28-të, por mysafirët e barazuan në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 52-të, kur Taulant Seferi me një goditje të saktë e plason topin në rrjetë.

Kasami u paraqit tërë takimin, ndërsa Ermir Lenjani u zëvendësua në minutën e 78-të te Sioni dhe Seferi u paraqit standard, sikurse edhe Arbenit  Xhemaili e Samir Sahiti për Xamaxin. Sahiti u ndëshkua me karton të verdhë dhe u zëvendësua në fund të takimit. Pas 18 jave Sioni është në vend të shtatë me 21 pikë dhe Xamax  i nënti me 14 sosh. 

Luzerni triumfon me 2:1 ndaj Baselit.  Idriz Voca u paraqit titullar dhe Lorik Emini nga minuta e 72-të për Luzernin dhe Taulant Xhaka e Edon Zhegrova për Baselin. Xhaka u ndëshkua edhe me karton të verdhë dhe të dëshpëruar për humbjen.

Schurpf (10' e 64'-nga penalltia) shënoi për Luzernin dhe Zuffi (61'-nga penalltia).
Baseli rebnditet në vend të dytë me 36 pikë, ka dy me pak se lideri Young Boys dhe Luzerni renditet i teti me 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat