Manchester City mposht rivalin lokal në gjysmëfinalen e parë, United shpreson në ndeshjen e kthimit

Futboll

Manchester City mposht rivalin lokal në gjysmëfinalen e parë, United shpreson në ndeshjen e kthimit

Më: 7 janar 2020 Në ora: 22:56
Pamje nga ndeshja

Vetëm një gol u shënua në fraksionin e dytë, për t’u regjistruar kështu shifrat përfundimtare, Manchester United 1, Manchester City 3.

Djelmoshat e Guardiolas ishin dukshëm më të mirë sesa ata të Ole Gunnar Solskjaer’it, derisa epërsia pas pjesës së parë prej tri golash, u dha mjaftueshëm hapësirë që 45 minutat e dyta t’i nisin me qetësinë maksimale.

Kësisoj, fitorja me diferencë prej dy golash në udhëtim, e favorizon goxha kampionin aktual anglez për t’u kualifikuar në finalen e EFL Cup.

Bernardo Silva ishte në super-formë duke realizuar dy herë, teksa një autogol e realizoi Pereira. Golin e nderit për vendasit e shënoi Rashford.

Pas pak do të vijmë me informata shtesë nga ky duel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat