Sfidon Atl.Madrid, Valverde kundër Superkupës

Futboll

Sfidon Atl.Madrid, Valverde kundër Superkupës

Më: 8 janar 2020 Në ora: 22:23
Ernesto Valverde

Në konferencën për mediat të dhënë në prag të sfidës gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madrid, në program për të enjten në Arabinë Saudite, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është shprehur kundër formatit të ri të këtij kompeticioni.

“Formati i ri është ndryshe nga ai me të cilin jemi mësuar, të cilin gjithashtu e preferoja. Gjithsesi federata kështu vendosi. Ndeshjen e nesërme do ta marrim si një sfidë të kampionatit, që duhet fituar”.

 “Futbolli kërkon burime të reja fitimi dhe për këtë motiv jemi këtu. Nuk është njëlloj sikur të luanim në shtëpi. Vidal? Është një futbollis i Barcelonës dhe nuk mund të mendojmë se do të largohet. Kam besim tek ai, të shohim nëse do të luaj nesër”, deklaroi trajneri Valverde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat