Kombëtarja e Kosovës nisi përgatitjet për miqësoren me Suedinë

Futboll

Kombëtarja e Kosovës nisi përgatitjet për miqësoren me Suedinë

Më: 10 janar 2020 Në ora: 00:52
Kombëtarja e Kosovës

Gjatë paradites Dardanët kanë zhvilluar seancë stërvitore, ku përzgjedhësi Bernard Challandes u ka dhënë këshillat e tij futbollistëve dhe u ka shpjeguar rëndësinë e tranzicionit gjatë lojës, si dhe ka kërkuar lojë me presion sa më të madh ndaj kundërshtarit.

Ndërkohë, në mbrëmje Challandes ka vendosur ta shohë nga afër formën e secilit futbollistë, duke e zhvilluar një ndeshje të ndarë në dy ekipe me tri pjesë nga 25 minuta. Gjatë 115 minutave lojë futbollistët kanë shfaqur ritëm të mirë të lojës, por edhe aksione të rrjedhshme, ndonëse për shumicën prej tyre ka qenë hera e parë që luajnë së bashku.

Nga afër përgatitjet e Kombëtares i ka ndjekur edhe presidenti Agim Ademi, së bashku me anëtarët e KE-së dhe ambasadorin e Kosovës në Katar, Amir Ahmeti. Dardanët nesër do ta zhvillojnë një stërvitje në orët e mbrëmjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat