Mourinho: Lojtarët dhanë gjithçka, merituam më shumë ndaj Liverpoolit

Futboll

Mourinho: Lojtarët dhanë gjithçka, merituam më shumë ndaj Liverpoolit

Më: 11 janar 2020 Në ora: 22:33
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka thënë se ekipi i tij meritoi më shumë, pas humbjes 1-0 të Tottenham Hotspur nga Liverpooli.

Reds arritën të fitojnë në një ndeshje derbi në udhëtim te Tottenhami për të vazhduar serinë e fitoreve dhe pa humbje në plot 21 ndeshje këtë sezon.

Megjithatë, trajneri i Spurs, Mourinho mendon se ekipi i tij meritoi më shumë se kjo humbje në ndeshje ndaj Liverpoolit.

“Djemtë dhanë absolutisht gjithçka ndaj Liverpoolit”, ka thënë fillimisht Mourinho pas ndeshjes.

“Po flasim për ekipin më të mirë në botë në maksimumin e potencialit të tij dhe ne jemi një ekip me vështirësitë për të cilat i dini tashmë”.

“Merituam më shumë se ato që morëm dhe unë kam vetëm arsye për të qenë krenarë”, përfundoi trajneri portugez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat