Higuain reflekton për kohën në Chelsea: S’ishte dështim, por mund të kisha luajtur më mirë - Bota Sot
Higuain reflekton për kohën në Chelsea: S’ishte dështim, por mund të kisha luajtur më mirë

Futboll

Higuain reflekton për kohën në Chelsea: S’ishte dështim, por mund të kisha luajtur më mirë

Më: 17 janar 2020 Në ora: 14:09
Gonzalo Higuain

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, e pranon se ai mund të kishte luajtur më mirë gjatë kohës sa ishte i huazuar në Chelsea, mirëpo shtoi se triumfi në Ligën e Evropës ishte një fund pozitiv.

Gonzalo Higuain u transferua në Chelsea në formë huazimi në vitin 2019, kur trajneri i atëhershëm i Chelseat, Maurizio Sarri, e huazoi argjentinasin – me të cilin kishte punuar më parë në Napoli – nga Juventusi.

Higuaini nuk arriti ta dëshmojë veten në Stamford Bridge ashtu siç do të kishte dashur. Përderisa ai e kupton se pritshmëritë ishin shumë të mëdha, 32-vjeçari është prapëseprapë me kontributin e tij gjatë kohës sa po përshtatej me ligën e re.

“Mund të kisha bërë punë më të mirë. Por, mendoj se nuk isha keq dhe pastaj ne arritëm ta fitojmë Ligën e Evropës dhe e arritën Ligën e Kampionëve, kështu që rezultatet ishin të mira. Njerëzit prisnin më shumë nga unë, por mendoj se isha në rregull për atë periudhë aq të shkurtë kohore”, ka thënë Higuaini.

“Nëse ti je lojtar i mirë, atëherë njerëzit presin gjithçka nga ti. Por, nganjëherë njerëzit nuk e marrin parasysh se ti po vjen nga një ligë tjetër, nga liga italiane që është shumë ndryshe nga Premierliga”.

“Njerëzit nuk e marrin parasysh faktin që unë luajta aty vetëm për pak muaj, Por, e kuptoj që kishin pritur më shumë nga unë dhe unë e vlerësoj këtë sepse kjo do të thotë se ata janë varur nga unë. Unë gjithashtu e di se njerëzit kanë pritje të larta nga lojtarët më të mirë”.

“Unë gjithmonë i mirëpres kritikat, nëse ato janë konstruktive e jo destruktive. Unë vetëm dua të them që e pata mundësinë të luaj në njërën ndër ligat më të mira në botë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat