Abazi merr timonin e Vitisë

Futboll

Abazi merr timonin e Vitisë

Nga: K. G. Më: 17 janar 2020 Në ora: 15:26
Abazi merr timonin e Vitisë

Ish futbollisti i mirënjohur, Arsim Abazi, merr timonin e skuadrës së Vitisë, e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës.

“Presidenti i klubit Florent Emini arriti marrëveshje me trajnerin Arsim Abazi që të jetë në krye të shtabit teknik”, njofton Vitia.

Me Abazin Vitia pritet të jetë më e mirë në stinorin pranveror dhe të ikë nga pozita e fundit (i 16-ti) me 15 pikë.  

Skuadra nga Anamorava është e vetëdijshme për sprovat që e presin në pranverë, por shpresojnë se do të përgatiten sa më mirë që të janë të gatshëm për pjesën e dytë të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat