Man Utd ushtron të drejtën mbi Bailly, vazhdon kontratën për dy vite

Futboll

Man Utd ushtron të drejtën mbi Bailly, vazhdon kontratën për dy vite

Më: 17 janar 2020 Në ora: 23:16
Eric Bailly

Manchester United ka shfrytëzuar të drejtat e plota mbi lojtarin Eric Bailly.

Lojtari i qendër-mbrojtjes, Bailly, do të jetë me skuadrën e Manchester United deri në vitin 2022.

‘ESPN’ bën të ditur se United kanë shfrytëzuar të drejtën për vazhdimin e kontratës së mbrojtësit Bailly.

25 vjeçari, marrëveshja e së cilit do të skadonte në fund të këtij sezoni, tashmë do të jetë me klubin deri në fund të sezonit 2021/22.

Bailly nuk ka luajtur me skuadrën e parë të United këtë sezon, pasi ka pësuar një dëmtim serioz në gju, gjatë fazës parasezonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat