Manchester Utd po bën të pamundurën që të bindë qendërmbrojtësin e Napolit Kalidu Kulibali për t’u transferuar në Angli.
Mediat italiane dhe angleze shkruajnë se ish-trajneri legjendar i “Djajve të Kuq” Sër Aleks Ferguson është takuar verën e kaluar me senegalezin pas lutjes së teknikut Solskjaer për të bindur futbollistin të mbërrijë në “Old Trafford”.
Dhe shanset janë të mëdha për “Djajtë e Kuq”, të cilët duan të përforcojnë qendrën e mbrojtjes.
Vlera e Kulibalisë në merkato ka zbritur nga 100 milionë € në 2018 në 76 milionë € duke i krijuar lehtësi klubit të madh europian.