Llapi mposhtet në miqësoren me Egnatia

Futboll

Llapi mposhtet në miqësoren me Egnatia

Më: 18 janar 2020 Në ora: 19:20
Foto

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Llapi, është mposhtur në një miqësore me skuadrën nga Shqipëria, Egnatia.

Egnatia ka mposhtur Llapin me rezultatin 2:0, duke vendosur fatin e takimit qysh në pjesën e parë.

Llapjanët lanë rëndësinë e rezultatit në plan të dytë, dhe në këtë ndeshje testuan të gjithë lojtarët e ftuar.

Në këtë ndeshje për Llapin nuk u paraqitën vetëm Florian Daci dhe Benjamin Emini, të cilët vuajtën nga disa dëmtime të lehta.

Llapi po kryen të gjitha përgatitjet për të vazhduar sa më mirë pjesën e mbetur të sezonit në Superligën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat