Interi i bën nder Milanit, Lampard konfirmon transferimin zikaltër

Futboll

Interi i bën nder Milanit, Lampard konfirmon transferimin zikaltër

Më: 21 janar 2020 Në ora: 20:17
Antonio Conte

Interi duket se ka nisur sërish vuajtjet e sindromës së janarit, pasi ekipi zikaltër ka barazuar në dy ndeshjet e fundit kundër Atalantës dhe Lecces duke qenë 4 pikë larg Juventusit të vendit të parë. Trajneri Antonio Conte dëshiron të afrojë në ekip Victor Moses. 

Lojtari ka gjetur akordin me ekipin e Interit dhe Conte e pret në Milano. Drejtuesit e Interit kanë biseduar dhe me Chelsean dhe këta të fundit janë dakord me lëvizjen e lojtarit të tyre. Ai ka prishuar huazimin me Fenerbahçen për të kaluar te skuadra e Interit. 

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard, ka konfirmuar vetë diçka të tillë. Numri një i bluve të Londrës ka thënë se Moses do të rikthehet në Angli për të ndryshuar destiancion me Interin që e pret. 

MILAN - Kalimi i Moses tek Interi ndihmon dhe Milanin. Ricardo Rodriguez është huazuar drejt Turqisë dhe ekipi i Fenerit mund të blejë futbollistin në fund të kampionatit. Zvicerani do të ketë hapësira më shumë për të treguar veten.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat