Gjilani i fortë për Yenisey Krasonyarsk

Futboll

Gjilani i fortë për Yenisey Krasonyarsk

Më: 22 janar 2020 Në ora: 16:45
Gjilani

Skuadra e Gjilanit ka realizuar edhe fitoren e dytë në kuadër të fazës përgaditore që po e zhvillon në Turqi.

Ditën e sotme skuadra nga Kosova, i shkaktoj humbje ekipit Rus të Yenisey Krasonyarsk me rezultatin 1:0.

Djemloshat e Gentian Mezanit e siguruan fitoren qysh në pjesën e parë të takimit, me golin e të sapo transferuarit në skuadrën kuq e bardh Darko Nikac, gol i cili doli të jetë edhe i fitores.

Takimi i sotëm i zhvilluar në "Emirhan Football Center" në Antalia të Turqisë, dhuroi lojë të mrekullueshme nga skuadra e Gjilanit, të cilët përpos qarkullimit dhe kontrollimit të ndeshjes, patën edhe disa mundësi ideale që nga kjo ndeshje të dalin fitimtar edhe me rezultat më të thellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat