Gaboi kundër Chelsea, kërkon falje Shkodran Mustafi

Futboll

Gaboi kundër Chelsea, kërkon falje Shkodran Mustafi

Më: 22 janar 2020 Në ora: 20:46
Shkodran Mustafi

Shkodran Mustafi kërkoi falje sot pas gabimit të bërë dje gjatë ndeshjes me Chelsean.

Ndeshja Chelsea – Arsenal përfundoi me rezultat 2:2 Shkodran Mustafi kërkoi falje sot pas gabimit të bërë dje gjatë ndeshjes me Chelsean.

Mustafi gaboi në tentim për të kthyer topin tek portieri i skuadrës, derisa më pas David Luiz u detyrua të shkaktonte penallti, nga ku Chelsea arriti ta shënojë golin e parë të epërsisë.

“Jam i lumtur dhe krenar të kemi një ekip të madh që luftoi me mua për 90 minuta, pas gabimit tim që jo vetëm se ndikoi te goli i pare por po ashtu e përjashtoi David Luizin (me fal David). Nuk dorëzohemi kurrë, luftojmë me pasion dhe qëndrojmë te bashkuar”, shkroi Mustafi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ndeshja Chelsea – Arsenal ka përfunduar me rezultat 2-2 edhe pse të dy skuadrat kanë tentuar ta fitonin derbin lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat