‘Blutë’ e Londrës kanë hasur në telashe në fazën e sulmit këtë edicion, duke pasur si opsion të mirë vetëm Tammy Abraham.
Së fundmi, Chelsea është interesuar për një sulmues, dhe sipas raportimeve të ‘The Sun’, bëhet e ditur se Chelsea janë kthyer te Lyon për bisedimet rreth Moussa Dembele.
Synimi kryesor i Chelsea është Cavani i PSG, por kampionët e Ligue 1 duket se do të arrijnë marrëveshje me Atletico Madrid.
Dembele shihet se kandidati më i fortë për sulmin, dhe alternativa më e mirë për Edinson Cavani.
Vlera e lojtari shkon diku rreth 45 milionë funte. Mbetet të shihet nëse Chelsea do të arrijë të plotësojë kushtet e Lyon, për të siguruar kartonin e lojtarit.