Raiola ia ofron Interit yllin e Napolit, Lorenzo Insignen - Bota Sot
Raiola ia ofron Interit yllin e Napolit, Lorenzo Insignen

Futboll

Raiola ia ofron Interit yllin e Napolit, Lorenzo Insignen

Më: 25 janar 2020 Në ora: 15:56
Lorenzo Insigne

Shpeshherë në deklaratat e tij ka thënë se njëri nga klientët e shumtë, Lorenzo Insigne, është tejet i nënvlerësuar.

Sipas Raiolas, italiani i Napolit është një futbollist fantastik, por se i duhet një skuadër ku do të mund të tregonte kapacitetin e tij të plotë.

Sipas “SportItalia”, agjenti i njohur ia ka ofruar Interit lojtarin aktual të napoletanëve, i cili me ardhjen e Gattusos në San Paolo, e ka humbur formën e dikurshme, andaj edhe ka vlerësuar se ndoshta do të ishte hap i mirë në karrierën e tij që të largohet nga qyteti i dashuruar pas futbollit.

Ende nuk ka ndonjë përgjigje nga zikaltërit, që tashmë kanë zyrtarizuar përforcime të shumta, madje me plotë gojë mund të konsiderohet skuadra më aktive në tregun e transferimeve për mini-afatin kalimtar dimëror. Kujtojmë, në Meazza deri më tash zbarkuan, Ashley Young, Viktor Moses, Eriksen, kurse shumë shpejt pritet të vijë edhe Giroud, që tashmë ka arritur marrëveshje personale me Interin.

Gjithsesi mbetet të shihet deri në fund të merkatos nëse do të ketë ndonjë gjë më konkrete sa i përket një transferimi të tillë të mundshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat