Sarri befason të gjithë me këtë deklaratë - Bota Sot
Sarri befason të gjithë me këtë deklaratë

Futboll

Sarri befason të gjithë me këtë deklaratë

Më: 25 janar 2020 Në ora: 21:35
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri ka zbuluar se mund të tërhiqet nga futbolli në fund të kohës së tij te Juventusi.

Ish-trajneri i Chelsea është në vitin e tij të 30-të si trajner dhe me siguri ka arritur pikën më të lartë të karrierës së tij duke marrë përgjegjësinë për kampionët italianë.

Ndërsa përgatitet për ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij Napoli në ‘San Paolo’ të dielën, Sarri zbuloi se mund të mos kërkojë një punë tjetër në të ardhmen.

I pyetur nëse mund ta shihte veten ndonjëherë të kthehej në Napoli, 61-vjeçari u tha gazetarëve: “Pas kësaj përvoje unë madje mund të largohem nga futbolli: varet nga ajo energji që kam lënë dhe nëse mendoj se mund të bëj përsëri mirë. Këto nuk janë gjëra për të cilat po mendoj në këtë moment”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat