Ata që votuan PRO Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe ata që lëshuan sallën

Futboll

Ata që votuan PRO Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe ata që lëshuan sallën

Më: 28 janar 2020 Në ora: 12:05
Ata që votuan PRO Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe ata që lëshuan sallën

37 vota “PRO” mori Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur dje në Hotel Emerald në Prishtinë.

Këto vota mjaftuan që KE i FFK-së të fitojë një tjetër mandat katër vjeçar.

Nga 55 delegatë të pranishëm 37 votuan “PRO”, ndërsa delegatët e klubeve si Llapi, Trepça ’89, Prishtina, Ballkani, Ramiz Sadiku, Mitrovica, etj lëshuan sallën në momentin e votimit.

Të pranishëm mbetën Tahir Batatina i Llapit dhe Ramiz Shala i Drenicës, të cilët ishin ndër më të zhurmëshit, shkruan Gazeta Olle. Por, cilat janë klubet që votuan PRO.

Në bazë të fotografive në momentet e votimit, shihen klubet si: Gjilani, Drita, Flamurtari, Dukagjini, Besa e Pejës, Trepça, 2 Korriku, KEK-u, Vllaznia e Pozharanit, Vitia, Dardana, Ulpiana, Rilindja, që votuan PRO.

Delegatët tjerë që votuan PRO ishin edhe Rasim Gimolli nga futsalli, Përparim Hasani nga Shoqata e Gjyqtarëve, Muharrem Sahiti nga Shoqata e Trajnerëve, Arta Osmani nga futbolli i femrave, etj. Kishte edhe klube tjera që quan në 37 numrin e delegatëve që votuan PËR.

Postuar në Futboll Vendor, Ipko SuperligaTagged Delegatet, KE i FFK-se, Kuvendi Zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat