Kukësi synon të sjell mesfushorin e Kosovës

Futboll

Kukësi synon të sjell mesfushorin e Kosovës

Më: 29 janar 2020 Në ora: 10:48
Kukësi synon të sjell mesfushorin e Kosovës

Kukësi është në vazhdën e përforcimeve për afatin kalimtar të janarit dhe traditën e ka vazhduar duke synuar lojtarët e Kosovës.

“Panorama Sport” shkruan sot se kukësianët po synojnë transferimin e Gjelbërim Taipit, lojtarit nga Presheva.

Në pjesën e parë të këtij sezoni Taipi ishte pjesë e Winterthurit në Ligën e Parë në Zvicër.

Pas aktivizimit me Shkëndijën e Tetovës karriera e Taipit është zhvilluar në Zvicër, ku ka luajtur Vil, Shafhauzen, St.Gallen, dhe Grasshporers, raporton Gazeta Olle.

Taipi ka luajtur për Shqipëri U-21 për t’u bërë më vonë pjesë e Kosovës, ku ka zhvilluar edhe dy ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat