Klauzola 500 milionëshe për “Ronaldon e ri”

Futboll

Klauzola 500 milionëshe për “Ronaldon e ri”

Më: 31 janar 2020 Në ora: 17:34
Klauzola 500 milionëshe për “Ronaldon e ri”

Francisco Trincao do të jetë lojtar i Barcelonës nga korriku i ardhshëm. Futbollisti portugez i Sporting Braga, i konsideruar “Cristiano Ronaldo i ri”, do t’i bashkohet Leo Messit me shokë nga sezoni i ardhshëm, në këmbim të 31 milionë eurove. Trincao do të nënshkruajë për pesë sezonet e ardhshme. Klauzola e përfundimit të kontratës së tij është vendosur 500 milionë euro.

Talenti i ri është një nga lojtarët më të spikatur në Portugali, i vlerësuar njësoj si Joao Felix (Atletico Madrid), Gedson Fernandes (Tottenham) apo Rafael Leao (Milan ). Ai dallon për cilësinë e këmbës së majtë dhe i pëlqen të luajë në krahun e djathtë të sulmit, për të hyrë pastaj në mënyrë diagonale, duke sfiduar mbrojtjet rivale.

Konfirmimi është zyrtar dhe vjen nga klubi katalanas: “Ne dhe SC Braga kemi arritur një marrëveshje për transferimin e Francisco Trincao, i cili do të bëhet pjesë e Barçës ga 1 korriku 2020.

Kostoja e operacionit është 31 milionë euro. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë me klubin tonë për pesë sezonet e ardhshme, deri në fund të sezonit 2024-2025, me një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh”, thuhet një njoftimin e Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat