Atletico Madrid sulmon Cavani-n

Futboll

Atletico Madrid sulmon Cavani-n

Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 06:15
Cavani

"Është e turpshme marrëdhënia që disa lojtarë kanë me menaxherët dhe familjarët e tyre. Merkato është fryrë tashmë, por ne nuk jemi këtu që të na vjedhin të tjerët".

Këto kanë qenë fjalët e presidentit të Atletico Madrid, Enrique Cerezo, në lidhje me kalimin e munguar të Edinson Cavani-t te Colchoneros.

Numri një i klubit spanjoll ka folur edhe për derbin e humbur kundër Real-it, duke kritikuar VAR-in për një penallti të mundshme ndaj Morata-s:

"VAR shërben pikërisht për të rishikuar episodet. Sipas mendimit tim, ka patur një faull të qar të. Është shumë e vështirë të japësh një faull mes dy skuadrave si Real dhe Atletico".

Në fund, në lidhje me Simeone-n: "Është një trajner i madh. Trajner që ka fituar numrin më të madh të titujve me Atletico-n dhe që do rë vazhdojë t'i fitojë. Është trajneri ynë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat