Tottenham ngadhënjen në çastet e fundit

Futboll

Tottenham ngadhënjen në çastet e fundit

Nga: K. Goca Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 16:59
Tottenham ngadhënjen në çastet e fundit

Aston Villa pësoi në çastet e fundit nga Tottenhami, duke humb me 2:3 në takimin e javës së 26-të të Premier League.

Ndeshje me kthesa në rezultat dhe emocionuese për tifozët.

Në minutën e 9-të Alderweireld shënon autogol për epërsinë e vendasve, por i njëjti futbollist realizon për Tottenhamin dhe barazon shifrat 1:1 në minutën e 27-të. Në fund të pjesës së parë penallti. Son Heung-Min godet nga penalltia dhe gjuajtjen e tij e pret portieri Reina, por topin e rikthyer e plason në rrjetë, 1:2.

Pjesa e dytë dramatike. Engels barazon rezultatin 2:2 në minutën e 53-të, ndërsa në çastet e fundit (90+4’) Son Heung-Min shënon për fitoren e madhe (2:3) të Tottenhamit. Spursat ngritën në vend të pestë me 40 pikë, kurse Aston Villa zë pozitën e 17-të me 25 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat