Giroud: Në janar isha pranë largimit

Futboll

Giroud: Në janar isha pranë largimit

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 15:35
Giroud: Në janar isha pranë largimit

Sulmuesi i Chelsea, Oliver Giroud, e pranon se ishte shumë pranë largimit nga blutë e Londrës në merkaton e janarit. Francezi flitej shumë për një kalim tek Interi ose te Lazio, por transferimi nuk ndodhi.

“Në janar isha pranë largimit.

Nga mesi dhjetorit deri në fundin e janarit, unë e gjeja veten mes dy kampeve. Por, nga 1 shkurti jam i përqendruar 100% te Chelsea dhe do të jap maksimumin tim sa herë që do të aktivizohem.

Objektivi im tani është që të luaj sa më shumë sepse dua vendin tim në kombëtaren e Francës në Euro 2020”, deklaron Giroud pas ndeshjes së djeshme.

Chelsea u mposht 0-2 në shtëpi nga Manchester United, ku tifozët vendas panë t’iu anulohej goli nga sistemi VAR. Goli i dytë u shënua pikërisht nga sulmuesi francez, por që ishte në pozicion jashtë loje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat