Merkatoja e gabuar e PSG-së, dy afrimet "big" në tribunë

Futboll

Merkatoja e gabuar e PSG-së, dy afrimet "big" në tribunë

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 20:32
Thomas Tuchel

PSG-ja ka një organikë shumë të zgjeruar dhe ka shumë yje në skuadër.

Konkurrenca është shumë e madhe, ndërsa ka dhe zhgënjime. Trajneri Thomas Tuchel i ka habitur të gjithë me zgjedhjet e bëra, pasi ka çuar në tribunë dy afrime të bujshme. 

Emri i parë është ai i Ander Herreras. I ardhur me zhurmë në verë nga Manchester United.

Ai nuk po arrin të integrohet dhe të lërë gjurmë te kampionët e Francës. Emri tjetër është ai i Juan Bernart. Ish-lojtari i Bayern Munchen nuk ka gjetur hapësira dhe që prej verës së 2018, paraqitjet e tij kanë qenë të lëkundura.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat