Skuadra e Fenerbahces pësoi humbje gjatë ditës së djeshme kundër skuadrës së Galatasaray me rezultat 1-3.
Ishte Kruse ai që fillimisht e kaloi Fenerbahcen në epërsi mirëpo goli i tij nuk mjaftoi kjo pasi që Galatasaray shënoi tri gola për të dalë nga kjo ndeshje me tri pikë shumë të rëndësishme.
E futbollisti i vetëm që shënoi për skuadrën e Fenerbahces, Kruse sapo ka bërë një video mesazh në të cilin ka thënë “Ju kërkoj falje për natën e dhimbshme. Të gjithë jemi të mërzitur dhe nuk mund ta bëjmë që të harrohet, por do të japim gjithçka që të luftojmë përsëri për klubin, fansat dhe ngjyrat e fanellave tona”.
Sorry for a sad night! We are all very upset and we can't make it forget, but we will give everything to fight back, for the club, the fans and the colours of our jersey. pic.twitter.com/sY1g5BtL5O
— Max Kruse (@MaxKruse_10) February 24, 2020
Në këtë ndeshje ka luajtur edhe futbollisti kosovar, Vedat Muriqi mirëpo i cili nuk arriti të shënoj.