Bonucci: Juve favorit ndaj Lyonit, ju tregoj për finalet e humbura ndaj Barcës dhe Realit

Futboll

Bonucci: Juve favorit ndaj Lyonit, ju tregoj për finalet e humbura ndaj Barcës dhe Realit

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 17:13
Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci e pranoi se Juventusi është favoritë ndaj Olympique Lyon dhe ka shtuar se konkurrenca në Serie A do t’i rris ata në Evropë.

Bianconerët aktualisht janë duke u përgatitur për ndeshjen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve këtë vit.

“Është e vërtetë që ne jemi favorit, por ndeshjet fitohen në fushë”. tha Bonucci për L’Equipe.

“Do të ishte e përshtatshme për ne të shënonim në Lyon para ndeshjes së kthimit, por do të duhet ta përgatisim ndeshjen me qartësi”.

“Lyon ka shumë tifozë dhe shumë lojtarë të rinj që do të përpiqen të tregojnë vlerën e tyre”, ka thënë Bonucci për L’Equipe.

Bonucci është ndalur të flas edhe për dy humbjet në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në vitin 2015 dhe Real Madrid në vitin 2017.

“Ne kemi keqardhje. Finalen kundër Barça menduam se e kishim fituar pas golit të Moratas, ndërsa kundër Realit, e nënvlerësuam kundërshtarin në pjesën e dytë”.

“Konkurrenca nga Lazio dhe Interi në kampionat do të na ndihmojë të mos heqim dorë edhe në Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat