Griezmann i zhgënjyer

Futboll

Griezmann i zhgënjyer

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 15:46
Griezmann i zhgënjyer

Edhe pse marrëdhënien me golin e ka të mirë në sezonin e parë të Barca, Grizmann mendon se mund të bënte më mirë nëse shokët e ekipit do ta shërbenin më shumë.

Francezi shënoi golin e barazimit ndaj Napolit në ndeshjen e parë të Champions.

"Duhet të punojmë më shumë. Detyra ime është të krijoj hapësirë dhe nganjëherë ata [bashkëlojtarët] më shohin e nganjëherë nuk më shohin. Në pjesën e parë nuk kontribuova shumë, ndërsa në pjesën e dytë kishim më shumë opsione", ka thënë Griezmann.

Barazimi 1:1 kundër Napolit e vë Barcelonën në një pozitë të favorshme para ndeshjet kthyese, pasi që katalonasit do të mundë të mbështeten në përkrahjen në Camp Nou. Mirëpo, Griezmann do ta kishte preferuar një rezultat edhe më të mirë në Itali.

"Ne dëshironim të fitojmë, dhamë gjithçka nga vetja dhe thjesht s’ishte e shkruar të ndodhte. Fillimisht e kishin të vështirë të krijojmë raste dhe të gjejmë hapësira", theksoi Griezmann.

"Më duket se nuk e patëm as edhe një goditje brenda kuadratit të portës kundërshtare gjatë pjesës së parë. Pastaj, ne e shfrytëzuam lodhjen e tyre në pjesën e dytë të ndeshjes".

Tani, Barcelona do të përballet në Santiago Bernabeu me Real Madridin në fundjavë, të dielën. Por, francezi nuk dëshiroi ta komentojë shumë këtë ndeshje kur u pyet për të.

"Ne e dimë se është një javë shumë e rëndësishme. Ne jemi mirë, jemi të përqendruar. Ne duhet të rikuperohemi dhe të përgatitemi për ndeshjen kundër Madridit", përfundoi Griezmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat