“Nuk është aspak e bukur kështu”, Conte flet për Juve-Inter pa tifozë dhe ciklin “e hekurt” - Bota Sot
“Nuk është aspak e bukur kështu”, Conte flet për Juve-Inter pa tifozë dhe ciklin “e hekurt”

Futboll

“Nuk është aspak e bukur kështu”, Conte flet për Juve-Inter pa tifozë dhe ciklin “e hekurt”

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 16:54
Antonio Conte

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Sky Sport” në prag të ndeshjes së kthimit në fazën me eliminim direkt në Europa League, përballë Ludogorets (ekip bullgar). Sfida do të luhet me dyer të mbyllura për shkak të alarmit për Koronavirus që në Itali ka prekur mbi 300 persona deri tani duke shkaktuar edhe 11 të vdekur.

“Në radhë të parë duhet të marrim kualifikimin dhe kjo ka rëndësi. Natyrisht, ndeshja nis nga 0-0 dhe duhet të harrojmë fitoren në Bullgari. Kemi një kalendar të përqendruar, ndeshja e shtyrë me Sampdorian ka ndryshuar disi situatën. Por, jemi stërvitur për këtë cikël ndeshjesh”.

Ndërkohë, mbi Juventus-Inter me dyer të mbyllura, Conte tha: “Nuk është aspak e mirë, futbolli ka nevojë për publikun dhe të ndjejë atmosferën. Uroj që çdo gjë të kthehet në normalitet sa më parë sa i përket asaj që po ndodh. Ne duhet të zbatojmë vetëm urdhërat që vijnë”.

A mund të kthehet Handanovic? “Sot për sot nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetje”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat