Coronavirusi prek edhe Chelsean

Futboll

Coronavirusi prek edhe Chelsean

Më: 12 mars 2020 Në ora: 17:20
Coronavirusi prek edhe Chelsean

Raportohet se koronavirusi ka “prekur” edhe klubin e Chelseat, me skuadrën që ka anuluar stërvitjet. Siç raporton The Athletic, dikush “i afërt me skuadrën” është ankuar për simptoma të gripit të mërkurën mbrëma.

Klubi kësisoj ka anuluar seancën stërvitore pasi është vendosur që të mos rrezikohet, marrë parasysh zhvillimet e fundit me përhapjen e virusit të njohur si COVID-19, i shpallur si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Deri tani, ky person në fjalë po vuan vetëm nga kolli dhe ethet, por nuk është konfirmuar ende se nëse vuan nga koronavirusi.

Siç mësohet nga ky burim, nuk duket të jetë ndonjë lojtar i infektuar, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat