Djaloshin që nuk e mori Kosova po shkëlqen në Skoci!

Futboll

Djaloshin që nuk e mori Kosova po shkëlqen në Skoci!

Më: 13 mars 2020 Në ora: 11:00
Djaloshin që nuk e mori Kosova po shkëlqen në Skoci!

Sulmuesi i Kombëtares, Florian Kamberi, është duke kaluar një moment mjaft të mirë te skuadra e Rangersit duke fituar menjëherë zemrat e tifozëve skocezë.

Edhe në sfidën e djeshme ndaj Bayern Leverkusen, shqiptari bëri një paraqitje dinjitoze, pavarësisht se skuadra e tij u mposht me rezultatin 1:3. Kamberi e nisi ndeshjen nga stoli, duke u aktivizuar në minutën e 54.

Pas ndeshjes talenti shqiptar arriti të fitonte komplimentat e ish-sulmuesit të Hibernian, Tem Mekmenus, i cili deklaroi se ka mbetur i surpizuar nga Kamberi dhe u shpreh se e meriton të luajë titullar te Rangers.

“Të gjithë kishin pak dyshim kur Kamberi firmosi për Rangers, por është e qarte se ai ka bërë mirë sa herë i është dhënë mundësia. Do të ishte e paimagjinueshme për cilindo tifoz të Rejnxhërs se do të përfundonin duke pëlqyer më shumë Kamberin se Morelos. Po tani, a nuk duhet të jetë titullar ai?”, u shpreh ish-sulmuesi.

Kamberi nga Kosova është pjesë e kombëtares së Shqipërisë. Djaloshin që nuk e mori Kosova po shkëlqen në Skoci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat