Salihu i kundërpërgjigjet Batatinës për rastin e Agim Ademit

Futboll

Salihu i kundërpërgjigjet Batatinës për rastin e Agim Ademit

Më: 16 mars 2020 Në ora: 19:26
Eroll Salihu

Sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit së Kosovës, Eroll Salihu i është përgjigjur trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, se nuk e ka fuqinë që ai të merrë vendim për ta larguar nga posti i kryetarit, Agim Ademin. Salihu është shprehur se është vetëm shef ekzekutiv dhe nuk është personi që mund të vendos për këtë çështje.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina në një prononcim pdeklaroi se është koordinuar me klubet e Superligës, për një takim me sekretarin Salihu. Qëllimi i atij takimi do të jetë largimi i Agim Ademit nga posti i kryetarit të FFK-së, pas dënimit me burg efektiv me nëntë muaj, dënim të cilin e konfirmoi Gjykata e Apelit ditë më parë.

Megjithatë, sekretari Salihu e ka mohuar se pozita e tij ka atë fuqi dhe se është vetëm shef ekzekutiv. E tëra që mund të bëj ai është të njoftoj KE dhe kryetarin për kërkesën e tyre. “Unë vetëm e njoftoj Komitetin Ekzekutiv për kërkesë, sekretari gjeneral është shef ekzekutiv, nuk është që vendos. Detyra ime është të njoftoj KE dhe kryetarin për kërkesën dhe pastaj klubet të cilat e kanë bërë kërkesën. Nuk mund të imponojë KE, i cili ia ka dhënë përkrahjen dhe disa lidhja rajonale ia ka dhënë mbështetjen dhe kështu mua nuk më mbetet të bëj asgjë, pasi nuk kam të drejtë. Unë kam të drejtë vetëm kur shumica e delegatëve kërkojnë të Kuvend të jashtëzakonshëm, atëherë unë duhet të thërras KE”.

Salihu nuk konfirmoi se ka ndonjë datë për takim e mundshëm, por deklaroi se është i hapur dhe se duhet të dihet se cila klube do të bëjnë kërkesën.

Batatina betejën e parë për ta larguar nga kryetarin Ademi e kishte humbur në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së më 27 janar, kur Ademi kërkoi votëbesimin e delegatëve, pasi kishte siguruar 44 nënshkrimet. Në atë Kuvend, Batatina ishte tejet interaktiv dhe kundërshtonte gjithçka.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, është dënuar me nëntë muaj burgim efektiv, pasi është shpallur fajtor për njërën nga dy veprat penale me të cilat ngarkohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat