Kampionati Europian shtyhet në 2021!?

Futboll

Kampionati Europian shtyhet në 2021!?

Më: 17 mars 2020 Në ora: 13:20
Kampionati Europian shtyhet në 2021!?

Në pritje të zyrtarizimit të shtyrjes së Kampionatit Europian në verën e vitit 2021, UEFA është në këto momente duke zhvilluar videokonferencën e udhëhequr nga presidenti Aleksander Ceferin me 55 federatat europiane të futbollit.

Por burime të brendshme nga UEFA kanë bërë me dije propozimet që organizmi europian i futbollit i ka bërë autoriteteve kombëtare.

“The New York Times” ka zbuluar se Euro 2020 do të shtyhet në verën e një viti më pas (2021).

Kampionatet do të tentohet të mbyllen të gjitha brenda qershorit dhe do të krijohen dy grupe pune, njëri që do të merret me përcaktimin e kalendarit ndërsa tjetri që do të merret me financat. Konfirmimi i këtyre masave pritet të bëhet në orët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat